Prej disa ditësh në media është aluduar se mjeku Ilir Alimehmeti do të jetë kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2023-shit.
Në lidhje me këtë është pyetur mbrëmjen e sotme kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se ka një vlerësim maksimal për Alimehmetin, por nuk konfirmoi nëse ky i fundit do të jetë kandidat ose jo.
“Është një djalë me reputacion të plotë, të njohur dhe vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai, apo do jetë ai, këtë nuk e di “, u shpreh ai.
I pyetur në “Opinion” se me çfarë profili do të jetë kandidati i Tiranës, Berisha deklaroi:
“Tiranën e kemi fituar 3 herë me profil politik, e kemi fituar 4 herë. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik.”