Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin se bashkëpunojnë me Edi Ramën. Berisha i thotë Bashës se është peng i Edi Ramës, ndërsa Basha-Berishën e quan pjesë të Trekëndëshit të Bermudës që po merr më qafë vendin.
Por kush bashkëpunon realisht me kë?
“Gazeta Jonë” ka siguruar një dokument ekskluziv, i cili mund të japë një ide se kush është më afër regjimit të Ramës.
Gjatë intervistës së mbrëmshme në “Opinion”, Berisha tha se nuk ka harxhuar shumë para për organzimin e “Foltores”, pasi sipas tij, të gjitha bashkitë ia kanë dhënë ambientet për mbledhje pa asnjë pagesë. I pyetur nëse kjo ka ndodhur edhe në Durrës, Berisha e konfirmoi duke thënë se as në Durrës nuk ka paguar para për të përdorur ambientet e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” ku u mblodhën mbështetësit e tij.
Por, ndërkohë që Berisha siç tha vetë nuk ka paguar para për ta përdorur atë ambient nën administrimin e Bashkisë Socialiste të Durrësit, e kundërta ndodh për Bashën.
Siç duket në dokumentin e siguruar nga “Gazeta Jonë”, PD e Durrësit ka paguar 20 mijë lekë për përdorimin e ambienteve një javë më parë, kur ishte kryedemokrati Lulzim Basha.
A është Berisha bashkëpunëtor i Ramës? Të paktën sipas këtij dokumenti të siguruar nga “Gazeta Jonë”, po. /GazetaJonë