Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në komisariatin e Devollit. Mbi të rëndon akuza për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”.
Mbrëmjen e djeshme Deizi Arapi është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet se ajo i kishte djegur makinën Marsel Buçit, edhe pse Deizi kishte mohuar diçka të tillë.
Gjatë konfrontimit verbal ndërmjet palëve, familja e Marselit ka telefonuar deputetin Bledjon Nallbati, i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit, ku është interesuar për ngjarjen.
Mësohet se Marsel Buçi ka pretenduar se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë. Ndërkohë, është depozituar një ankesë pranë AMP-së për këtë çështje.
Shefi i krimeve është pezulliar për 3 ditë, deri në momentin kur do të caktohet përfundimit nga hetimi nëse ka një shkelje të ligjit nga ana e tij, apo do të rikthehet në punë.