Presideti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi 14 majin të 2023 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Lajmi bëhet nga presidenca, e cila fton palët politike të tregojnë respekt për qyteatrët, por edhe për kundërshtarët e tyre politikë.
Njoftimi i presidencës:
Presideti i Republikës Bajram Begaj dekretoi 14 majin të 2023 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Lajmi bëhet nga presidenca, e cila fton palët politike të tregojnë respekt për qyteatrët dhe kundërshtarët politikë.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.
Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.
Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.