Nora Istrefi e ftuar në “Më lër të flas”, e pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi me Robertin,  nuk e mohoi.
“Shhh, boll tani. U rikthy Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”, tha Nora.
Ndërkohë Roberti nga ana tjetër duket se është pajtuar me Lauretën. Moderatori ka publikuar një foto i kapur dorë për dore dhe shkruan: L-eft & Right forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë). Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat dhe i ka shkruar në kapitale.

Menjëherë ndjekësit kanë menduar se “L” është për Lauretën.