Në rrjet qarkulluan së fundmi lajme se Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Qatar, që do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në orën 19:00.
Mirëpo ky lajm është hedhur poshtë nga vetë Dua me anë të një postimi në Instastory. Këngëtarja ka sqaruar se nuk do të performojë, por megjithatë do ta mbështesë Anglinë nga larg.
“Nuk do të performoj dhe as nuk jam përfshirë në asnjë negociatë për të performuar. Do ta mbështes Anglinë nga larg”, ka shkruar mes të tjerash ajo.