E ndërsa ka paguar qindra mijëra euro spote televizive që shqiptarët të kursejnë energjinë elektrike dhe jo vetëm, vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk heq dorë nga lluksi.
Baluku është fotografuar së bashku me drejtorin e Albgaz, Arbër Avrami, teksa bën bën shopin tek dyqani luksoz “Ralph Lauren” në Athinë, ndërsa fotot janë publikuar nga portali “JOQ”.
Balluku njihet për veshjet e saj luksoze që i blen në dyqanet më të shtrenjta të Europës, edhe pse rroga si ministre nuk i justifikon dot rrobat e saj të shtrenjta. Por, e mistershme mbetet shoqërimi i saj në këtë dyqan nga Drejtori i Albagaz Arbër Avrami. Ky i fundit ose ka rolin e mbajtësit të çantave me rroba, ose ndoshta edhe financuesi i shopingut të Belës.
Ndërkohë, për të dytën ditë radhazi, reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me shkarkimet nga Kaskada e Drinit, kanë përkeqësuar situatën në zonën e Shkodrës dhe atë të Lezhës duke rikthyer përmbytjet që po shoqërojnë këto zona prej më shumë se dhjetë vitesh, ndërsa ministrja Balluku nuk ka bërë sot asnjë reagim për këtë situatë.