Në një lidhje telefonike me emisionin “Pa Gjumë”, xhaxhai i Ervis Martinaj është shprehur se është i sigurt që Vis Martinaj e kanë vrarë. Ai akuzon vazhdimisht kryeministrin për vrasjen e tij.
“Ervisit i kanë zhdukur kufomën, e kanë vrarë jam 100 përqind i sigurt. E di kryeministri se ku është. Ai e ka vrarë me bandat e tij. Ai ka interes për bregdetin e jugut”, tha Faik Martinaj.
“Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai për mediat.