Irfan Hysenbelliu ka dërguar sot fizikisht avokatët në Gjykatë, duke bërë presion në përpjekje për të mbrojtur ndërtimet pa leje në “Prestige Resort”.
Njëra nga të dërguarat e tij, ka ngritur zërin, duke ulëritur e duke i bërtitur sekretares së Gjykatës Administrative, e cila e sqaronte me qetësi.
Ajo e ka provokuar herë pas here zyrtaren e Gjykatës, por kjo e fundit i është përgjigjur konform rregullave, pa ngritur zërin dhe duke i cituar ligjin.
“Shkoni dhe informoni kryetarin”, i bërtiste zyrtares së Gjykatës e punësuara e Hysenbelliut, ndërsa ajo e sqaronte se ai është në seancë