Moderatorja Oriela Nebijaj i ka thënë për momentin “lamtumirë” karrierës në televizon për të vazhduar në politikë, ku do e shohim si deputetet të PD-së në Kuvend.

Sot ka qenë puntata e fundit e emisionit “Përputhen” nën moderimin e saj dhe ajo është përshëndetur me publikun. Ori tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin si deputete dhe nëse diçka nuk është në dorën e saj, ajo nuk ka çfarë të bëjë. Ajo falenderoi edhe Top Channel për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e ekranit për gjashtë vite rresht.

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse TopChannel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjie të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.

Oriela Nebijaj do të futet në Kuvend, pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.