Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda janë betuar në seancën e ditës së sotme në Kuvend pasi morën mandatin pak ditë më parë.

Në nisje të seancës plenare dy deputetët demokratë kanë bërë betimin. Nebijaj u fut në Kuvend pasi mori mandatin e Grida Dumës.

Ndërsa Petrit Doda zuri vendin e Alfred Rushajt, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit të PD.