Nuk kanë kaluar shumë ditë nga hyrja e Getinjos në Big Brother, dhe në familjen e tij ka ndodhur në tragjedi. Vëllai I tij, reperi i njohur Mozzik, përmes një postimi në Instastory, ka njoftuar se daja I tyre është ndarë nga jeta.
“O dajë, krej mi ke mësuar veç me jetu pa ty nuk ma ke msu! Shpirtin na e kalle o daja jem ma i miri. Të Allahur jemi dhe te Allahu do të kthehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllau i nanës, Burim Hetemi. Të dua shumë dajo shumë, ki mem mungu shumë. Për varrim ju mbajmë të informuar”, ka shkruar Mozzik.
Nuk dihet nëse ky lajm i hidhur do t’i komunikohet Getinjos dhe nëse po, a do të dalë nga Big Brother për ta përcjellë dajën në banesën e fundit. Kjo do të mësohet në vijim.