Andi foli së fundmi për ndarjen nga Jasmina gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova”. Ai tha se ish-partnerja ishte shumë posesive si në shoqëri ashtu në lidhje.
Për më tepër, Andi shtoi se Jasmina ishte bërë shumë keq nga ndarja e tyre. “U dobësua pasi u ndamë, u bë keq. Unë jam shumë njeri i kuptueshëm po ajo dhe në shoqëri ua merrke frymën shoqeve të veta, lëre pastaj mua që më ka parë në një mënyrë tjetër. Posesive. Asnjë shoqe nuk e ka. Mua nuk mundesh të më bësh mezor që të të dua. Asgjë nuk shkon mezor, as respekti, as dashuria. Më vjen spontanisht, më vjen”, tha ai.
Kjo deklaratë i ka rënë në vesh dhe Jasminës e cila ka reaguar në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në Instastory disa komente nga ndjekësit në faqen zyrtare të “BBV”.
“Fytyra t’kallxon që je bajat njeri”, “Jasmina është një yll, ti je një copë plehre, një person fake, shyqyr që e largoi Zoti nga ty o i shpifur”, “Fake je ti, në Përputhen për vëmendje bëje si i dashuruar me Jasminën e jashtë ishe i lidhur me atë këngëtare”, thuhet mes të tjerash në komente të cilave Jasmina iu ka bërë dhe like.