Terreni mediatik ka ndryshuar shumë në Shqipëri. Në vetëm pak muaj Rama ka “palosur” tre grupe mediatike.
Ora News u eliminua përmes gjykatës duke u sekuestruar, News 24-ës iu vu tritoli kurse ABC News u ble nga qeveria përmes makinacioneve mes oligarkut nga Kosova, Shkëlqim Devolli dhe oligarkut nga Kukësi, Shefqet Kastrati.
Telenovela
Ndyshimet e befta në ABC News i ngjajnë një telenovelë më vete pasi siç mëson Gazeta Jonë por edhe sipas raportimeve të mëparshme mediatike, pasi media ka ndërruar tre pronarë në dy muaj.
Fillimisht u tha se televizionin e bleu oligarku pejan Shkëlqim Devolli, por ndërkohë që në televizion kishte ardhur i besuari i devollëve, një ditë aty ia behin të besuarit e qeverisë dhe Shefqet Kastratit duke “shporrur” devollët.
Frenat e TV Abc News tani i ka qeveria, kurse paratë i jep Shefqet Kastrati. Kalimi i Sokol Ballës në krye të Abc News dhe largimit të figurave kryesore të këtij televizioni tregon se Rama ka një plan të qartë: Kthimin e Abc News në një ERTV2.
Largimet
Pas kalimit të Kol Ballës në krye të Abc News ka nisur një valë e madhe largimesh.
Pas ikjes së Drejtorit Ekzekutiv Idaver Sherifi, u larguan edhe Andi Tela që ishte në krye të departamentit të informacionit, ndërsa u mbyllën me shpejtësi emisioni LOG i Endri Xhafos, Vettingu i Luljeta Prognit dhe emisione të tjera. Mësohet se pas një sherri me Ballën drejt largimit është edhe Kryeredaktori i Abc Live, Agim Baçi.
Pas rruspës ndaj profesionistëve Balla ka nisur mbushjen e televizionit me Rilindas dhe të besuarit e tij me qëllimin e vetëm: Propagandën në shërbim të Ramës. /Gazeta Jonë