Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, shquhet për vitalitetin e tij dhe të qenit në top formë, edhe pse ka shtatë dekada mbi supe.
Këngëtari i hitit “Pranvera në Prishtinë” thotë se jeta e shëndetshme dhe kujdesi në ushqim e bëjnë që të ruajnë freskinë edhe në pleqëri.
Në një intervistë të fundit për “Prive”, Sabri Fejzullahu ka deklaruar se sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.
“Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf dhe mundësisht sa më pak të hash në jetë është aq më mirë”, theksoi ai.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka ndonjë kategori të ushqimit që nuk e konsumon fare, ai tha se është mishi i kuq përbërësi që ka eliminuar përfundimisht nga tavolina e tij e të ngrënit.
“Ka ushqime që nuk i konsumoj, që 12-13 vite mish të kuq fare nuk ha”, deklaroi këngëtari i hiteve të shumta.
Në këtë intervistë, këngëtari i kërkoi falje publike bashkëshortes së tij, Nera, për faktin që ia ndërpreu dëshirën për t’u marrë me muzikë në rininë e saj.
Sabriu tha se në atë kohë e kishte bërë nga xhelozia, gjë për të cilën është penduar shumë.