Dy banorët e Big Brother Vip Albania, këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes, pasi aludohet se mes tyre mund të ketë një romancë brenda shtëpisë. Hera herës Luiz kërkon me ngulm t’i fitojë zemrën moderatores por kjo e fundit e ka refuzuar me mirësjellje. Disa mendojnë se e gjithë kjo gjë po bëhet për lojë e disa të tjerë e komentojnë situatën si një moment flirtesh mes dyshes, por së fundmi ka reaguar edhe shoqja e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani. Ajo ka postuar një foto sikur po merr Kiarën në telefon teksa krahas shkruan: Unë duke u përpjekur të lidhem me Kiarën për t’i thënë që mirësia e saj po merret si flirt.
Që në fillimin e edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP, Luizi ka shfaqur hapur interes për Kiarës.