Dy javët e para të vitit 2023 janë karakterizuar nga moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë por sipas meteorologëve java që vjen sjell një ndryshim drastik.

Nga dita e hënë duke vijuar edhe gjatë ditës së martë, do të ketë shtim të vranësirave deri në mbrëmje, ku pritet të kulmojnë reshjet e shiut.

Ndërkohë, në vise malore priten reshje bore. Reshje të pakta bore natën në mes së martës e mërkurës priten edhe në vise mbi 700m lartësi mbidetare.

Tabela: 

7.01 – Kthjellët e me diell. Mjegull/mjegullinë në mëngjes.
8.01 – Kthjellime dhe diell. Ultësirave mundësi për mjegull në mëngjes.
9.01 – Vransirat shtohen gjatë ditës, e deri në mbrëmje priten reshje shiu.
10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me shi. Në vise malore priten reshje bore. Në mbrëmje reshjet e shiut vende-vende shndërrohen apo përzien me reshje bore.
11.01 – Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.