Aktori i mirënjohur shqiptar Gent Hazizi i ka bërë lëmsh banorët e “Big Brother Vip Albania” pasi imitoi këngën e Eneida Tarifës, “Ma zgjat dorën”.

Gent Hazizi ngatërroi personin e vërtetë që këndon këngën pasi filloi të imitonte këngëtarin e dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesin, duke menduar se është ai që ka kënduar këngën, por në të vërtetë ai është autori i saj.

Mumajesi nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje aktorit duke u shprehur se me këtë imitim që ai po bënte kishte arritur shumë afër greminës.

Në “InstaStory”, Mumajesi ka bërë tag Gent Hazizin, Eneda Tarifën dhe nuk ka kyrsyer as moderatoren e programit, Arbana Osmanin duke i bërë thirrje që të gjithë duhet të shkojnë në greminë këtë javë.

“Me këtë imitim je shumë afër greminës. Se këndon Flori këtë këngën e Gent Kuqezi e këndon Eneda Tarifa. Por Flori e ka bërë këngën. Jo more po është, eee po mirë. Flori e ka bërë. Për këtë punë këtë javë jeni të gjithë në greminë Arbana Osmani”