Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të dashura të publikut.

Mesa duket këngëtarja e njohur i ka dhënë fund beqarisë së saj, pasi është parë në shoqërinë e një mashkulli tepër simpatik.Çifti ka vendosur të mos fshihet më teksa shëtisin së bashku në kryeqytet.

Redaksia jonë ka mundur të zbulojë identitetin e partnerit të Eneda Tarifës.Ai quhet Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist.

Basketbollisti i njohur gjithashtu është paraqitur dhe në evente të tjera së bashku me këngëtaren.Redaksia jonë ka mundur të sigurojë edhe disa foto dhe një video ekskluzive të dyshes teksa frekuentojnë disa nga lokalet më të njohura të Tiranës.