Rozeta dhe Havier Dobi kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sende që kapin vlerën e 130 mijë eurove në shtëpinë e zyrtares së lartë Alda Klosit.
Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor.
Ditën e sotme policia ka referuar në prokurori në materialet për hetimin e Rozetës dhe të birit.
Po përveç hetimeve ndaj grabitëses dhe të birit, po hetohet origjina e parave të vjedhura.
Ndërkohë që vetë Alda Klosi tha sot se paratë i ka të deklaruara dhe se i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.