Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe baba i Havier Dobit të arrestuar për grabitjen në banesën e ish-zyrtares Alda Klosit dhe shtëpi të tjera është shprehur se nuk patur dijeni për makinat që kishte i biri.

“Për makinë që ia kam blerë vetë kisha dijeni, por këto dy të tjerat nuk kam dijeni fare, as nuk i kam parë me sy. Nuk i kam parë fare as tani. Djali im nuk besoj se ka qarë për nënë, por për veten e tij. Nëna nuk pranoi ta merrte fajin vetë që të lironte djalin. Gruan nuk e kam parë fare”, ka thënë Spartak Dobi.

Më tej, Dobi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, lirimin e djalit, pasi sipas tij nuk është fajtor dhe se nuk kush të kujdeset për të.

“Unë nuk kam me çfarë ta ndihmoj, edhe dua ta ndihmoj dhe nuk kam. Unë i kërkoj shtetit shqiptar, kryeministrit, se vetëm atë djalë kam, të ma lirojë. Ai nuk ka qenë në dijeni të lekëve, unë djalin e kam të shkëlqyeshëm, djalë 21-vjeçar është i ri, dua të më dalë nga burgu. Djali im nuk është fajtor,. Jemi fis ndryshe, jemi tironsa të vjetër. I kërkoj kryeministrit të më lirojë, djalin. Do të jetë më i madh i botës për mu. Nëse dënohet, nuk arrij do të pi një gotë, ujë. Të më lajë rrobat, kush të më japë…Ndaj iu lutem i bëj thirrje kryeministrit”, shprehet Dobi për News 24.

Në rrëfimin e tij, Dobi thekson se tubi i aspirimit ku u gjetën paratë e vjedhura isjte ngjitur siç ishte. Ndërsa ka treguar se djali i tij kur kishte nevojë për para i merrte nga ai.

“Tubi i aspirimit ishte i ngjitur siç ishte, nuk mund ta hapja se më dilte tymi brenda në kuzhinë. Djali është në ujëra të turbullta. Nuk është në gjendje tani. I kanë ikur të gjitha mendimet. Djalin e kam shumë të mirë. Punonte kur gjente punë, me makinë. Djali sa merrja rrogën më kërkonte, 20 mijë lekë , 30 mijë lekë dhe ia jepja. Kërkoj të lirohet se atë djalë kam, nuk ka kush të më bëjë shërbim”, ka thënë mes të tjerash Spartak Dobi.