Rozana Radi ka treguar të vërtetën e marredhënies me reperin Noizy. Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme ‘Fly’ dhe ‘Mr.Yesterday’, dyshja u përfol se kishin patur konflikte me njëri-tjetrin dhe i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.
Por si është e vërteta?
‘Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap. Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit ‘Lambo’, njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë.’
A do të ketë një bashkëpunim të tretë mes tyre, Rozana Radi përgjigjet:
‘Kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta ne kemi një surprizë që nuk duam ta zbulojmë.’‘