“Gënjeshtër për hir të dashurisë”. Kështu e përkufizoi moderatorja Arbana Osmani rrëfimin në episodin e kaluar të këngëtarit Luiz Ejlli.

Kështu në fakt u trajtua ajo që prej ditësh ka qenë kryefjala në rrjetet sociale po ashtu dhe brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Këngëtari pak ditë më parë i rrëfeu Kiarës se vuan nga një sëmundje e rëndë, të cilën më pas e përgënjeshtroi duke thënë se nuk është e vërtetë dhe nuk bëhej fjalë për të por për shokun e tij.

Kjo krijoi shumë polemika në fakt pasi deklaratat e tij ishin kontradiktore.

Sot madje një grup mbështetësish të Luizit, protestuan para shtëpisë së Big Brother Vip 2.

Tashmë ai është kthyer në një fenomenet për të cilin flitet kudo, por ende nuk është zbuluar arsyeja çfarë fshihet pas deklaratës së tij dhe dyshimet e ndjekësve apo komentuesve për skenare.