Amosi ka debatuar së fundmi me Dean. Kjo pasi atij nuk i ka pëlqyer që ajo i ka thënë “Ma mbyll içik valixhen” në mënyrë urdhëruese sikur të ishte shërbëtori i saj.

Aktori i tha se nëse e bën sërish një sjellje të tillë, ai nuk ka ndërmend t’i flasë më.

Amos: The një batutë para prime që “ma mbyll içik valixhen” dhe thjesht u largove. U bë e disata herë që po të them sillu mirë. Unë kam bërë një herë një batutë me ty ku më ke kritikuar me të drejtë dhe unë se kam bërë më kurrë. Të lutem shumë mos e bëj më se është hera e fundit që po ta them. Kaq!

Olta: Ore ça mos të bëjë më se nuk e kuptoj?

Amosi: Më tha mbylle içik valixhen dhe u largua

Dea: Nuk ta thashë në kontekst të…

Amosi: Mënyra si e the ishte urdhëruese, ishte me mungesë respekti.

Dea: A mund ta shpjegoj?

Amosi: Është hera e fundit që po ta them, përndryshe nuk kemi më komunikim bashkë.

Dea: Nuk do as shpjegim për këtë gjë?

Amosi: Nuk dua sepse mënyra se si fole nuk ishte e bukur. Pikë.

Dea: Okej, po unë ta thashë…

Amosi: Është hera e fundit që po ta them.

Dea: Nuk po më lë as të shpjegohem

Amosi: E kuptoj që ishe para prime por kjo nuk do të thotë që t’i trajtosh njerëzit sikur të jenë shërbëtorët e tu. Mos e bëj më atë gjë.

Dea: Nuk e bëj me ty atë gjë unë

Amosi: Mbylle valixhen ma bëre me gisht dhe u largove. Mos e bëj më të lutem, kaq!

Olta: Po ti ja mbylle?

Amosi: Unë t’ja mbyll? Thjesht e pashë dhe vazhdova jetën.