Ish-spiker, gazetar dhe drejtor në RTSH, Virgjil Kule ka kurorëzuar dashurinë e tij me Mimoza Ferrajn.
Kule, tashmë ambasador në Suedi ka ndarë foto në rrjetet sociale, ku shihet i veshur me një kostum të zi, ndërsa partnerja e tij me një fustan të bardhë.
Virgjil Kule njihet edhe si ikona e RTSH-së, pasi zëri i tij gjatë transmetimit të lajmeve ka qenë gjithmonë i vlerësuar, për shkak edhe të ngjyrimit të veçantë në armatën e folësve të televizioneve shqiptare.