Artisti Robert Aliaj ka justifikuar dhunën e ushtruar nga modelja Kejvina Kthella ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, e cila gjatë spektaklit të së shtunës e ka goditur me shuplakë.

I ftuar në emisionin “Goodmorning Albanias” në “Euronews Albania”, Aliaj e ka konsideruar shuplakën e Kejvina Kthellës një akt guximi.

“Në fakt një vajzë nuk të godet kurrë. Kurrë një femër nuk godet një mashkull në atë formë. U orientua nga Luizi me presion psikologjik për ta bërë atë gjest. Kur t’i do dënosh njërin person, mbi të gjitha një vajzë, nuk ka mundësi të mos dënosh dhe personin tjetër, një mashkull. Një vajzë që ta fut me shpull do të thotë se ti i ke bërë diçka që ajo nuk e donte. Pra më mirë të ma fusi një vajzë me shpull dhe do ta pranoja. Ishte një akt guximi dhe revolte. Sigurisht nuk duhet të lejohet dhe të bëhet standard”, tha Aliaj.