Prej disa kohësh përflitet se Butrint Imeri mund të futet në “Big Brother VIP2”. Fillimisht u tha se këngëtari do hynte të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar Kiara Titon me rastin e ditëlindjes. Por ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live” u hodhën dyshimet se Butrinti mund të futet si banor.

E ftuar në studio ishte ish-banorja, Mikela Pupa, e cila u shpreh se futja e Butrintit nuk do ndikonte te Kiara pasi historia e tyre ka vite që ka mbaruar. Por jo vetëm kaq, pasi sipas Mikelës, kjo gjë do ndikonte edhe te këngëtari i njohur, Luizi Ejlli. Ky i fundit ka treguar që në fillim një interes për moderatoren e njohur. Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe pritet të shihet ç’do ndodhë këtë të shtunë në spektaklin e madh.