Regjisori i reality show-t të shumëndjekur, Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, duke zbuluar surpriza e të pathëna rreth shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndër të tjera, Grishaj zbuloi edhe arsyen se pse banorja e përjashtuar nga Vëllai i Madh, Kejvina Kthjella nuk u paraqit në studio, ashtu sikurse e do tradita të martën gjatë spektaklit.
Ai tha se modelja ishte e ngarkuar, teksa me shumë mundësi do të jetë në studio gjatë prime-t të së shtunës, pasi komunikimit që kanë pasur me tē pss spektaklit.
“Kejvina nuk erdhi në studio sepse ishte e ngarkuar, por tani që kemi komunikuar me të është mirë dhe besojmë se do vijë edhe në studio”, u shpreh Grishaj në emisionin “Wake Up”.