Ermal Mamaqi është përballur së fundmi me disa kritika të ashpra nga historiani Kostandin Luçi.
Shkak janë bërë xhirimet e projektit më të fundit të aktorit të humirit në kishën e shenjtë të Shën Marisë në lagjen Kala të Elbasanit.
Historiani ka bërë një deklaratë të fortë ku e quan regjisorin një pseudo-aktor dhe pervers. Gjithashtu ai cilëson këtë veprim të Mamaqit si një akt kriminal dhe terrorist.
Postimi i plotë:
“Ermal Mamaqi dhe banda e tij e hunëve përdhosin kishën e shenjtë të Shën Marisë. Përdorimi i kishës së shenjtë të Shën Marisë në lagjen Kala të Elbasanit, e cila mbahet e uzurpuar nga Nikolla Marku, këtë herë është ri-përdhosur përsëri me skenat e një filmi të ri nga pseudo-aktori dhe nga sharlatani Ermal Mamaqi. Deri kur do përdhosen kishat e shenjta Ortodokse, deri kur këta pseudo-aktorë do përdhosin shenjtërinë e kishave. Nikolla Marku pasi ka marrë para, ashtu si ka bërë gjithmonë e ka lëshuar kishën e shenjtë të shën Marisë, sikur të ishte shtëpi me qera dhe e ka lënë për xhirimet e Ermalit.
Është për të ardhur keq jo vetëm për Nikolla Markun, pasi ai dihet se çfarë përfaqëson, por edhe për Ermal Mamaqin, i cili përfiton nga rasti në fjalë dhe përdor një kishë për interesa meskine. Në një shoqëri normale dhe të shëndoshë, njerëz publikë nuk do e bënin një veprim të tillë, por do tërhiqeshin, ndërsa në Shqipëri jo, sepse përdhosjen e kishave e kanë primare, ashtu si e ka dhe Ermal Mamaqi me perversitetin e tij.
Është qesharake dhe aq për të qarë, duke parë Ermal Mamaqin dhe bandën e tij gjatë xhirimeve të një filmi në këtë kishë të shenjtë, e cila është ndërtuar me mund nga Ortodoksët dhe sot po keqpërdoret nga një sharlatan si Nikolla Marku dhe ata perversë si Ermal Mamaqi dhe të gjithë ata që mendojnë si ai vetë.
Xhirimet e filmit brenda kishës janë një akt kriminal, terrorist dhe jo vetëm. Për çfarë bëhet kjo? Kjo bëhet sepse ai e di që Nikolla Marku e jep me qera dhe ai mund të bëjë ç’të dojë në të. Ja pra, ky është Ermal Mamai që nuk sjell asgjë të mirë, por vetëm degradim social dhe kulturor. Dhe jo vetëm, por Ermal Mamaqi shkon dhe promovon anti-vlera dhe në vende të tjera, duke promovuar sharlatanë dhe mashtrues që pretendojnë se janë klerikë.
Mjaft do të thotë Mjaft. Mjaft me përdhosjen ndaj kishave të shenjta Ortodokse, jo vetëm ti Ermal por edhe kushdo tjetër që mendon ashtu sikurse dhe ty. Është për të ardhur keq kur shikon persona që e quajnë veten VIP, por që janë Very Idiot Person’s, ashtu si dhe Mamaqi”.