Debate të ashpra janë regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” mes Luiz Ejllit dhe Diola Dostit, pas deklaratës së këngëtarit se nutricionistja “merr frymë kot”.
Kjo e fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë dhe mbrëmjen e djeshme ka pasur një përplasje mes tyre. Diola ka pretenduar se Luizi ka prekur fëmijët e saj duke u shporehur në atë mënyrë.
“Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot. Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot. Unë nuk jam vetëm këtu, hajde sqaroi vajzat e mia në çfarë kuptimi e ke thënë ti. Ajo është gjëja më e ulët që ti ke bërë. Ti më ke fyer duke më thënë që merr frymë kot”, tha ajo e revoltuar.
Luizi u shpjegua se nuk e kishte fjalën për jetën e saj personale, por për lojën që po bën brenda shtëpisë.
“Unë përballë kam Diolën, as vajzat, as ish-burrin a ku di unë. Për aq sa shoh unë që bën ti në shtëpi, unë do të sulmoj”, u shpreh ai.
Por krisja e marrëdhënies së tyre ka vijuar me debate të tjera edhe gjatë ditës së sotme. Konkurentja Nita Latifi ka treguar për problemet e saj me shëndetin dhe këtë rast diola e ka shfrytëzuar për të thumbuar Luizin për mendimet që ky i fundit ka shprehur për banorët e rinj.