Kryeministri Edi Rama është rikthyer ditën e sotme në punë, pasi prej disa ditësh ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ai ka publikuar një video ku shfaqet në zyrën e tij në Kryeministri dhe tregon se ka kaluar një gjendje gripale. Pavarësisht se ishte i sëmurë, kreu i qeverisë shprehet se nuk i ka ndaluar komunikimet me skuadrën e tij dhe se premton një tjetër pako ndihme për pensionistët në pranverë.
“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironcit.
Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimalem, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat”, shprehet Rama.