Ditët e fundit në median online kanë qarkulluar disa aludime se Xhonatan Islami ka kaluar një romancë rreth 1 muaj me aktoren Olta Gixhari dhe kjo ka ndodhur verën e kaluar, edhe pse aktorja është e martuar dhe nënë e një djali.
Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Por, shoqja e Xhoanatin, Alberta Zani ka folur në emisionin “Breaking” në Top News dhe i ka shuajtur këto aludime.
Sipas saj, lajmi është nxjerrë nga ish e dashura e Xhonatanit dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Alberta Zani e konsideroi si nivel shumë të ulët këtë dhe tha se Olta dhe Xhonatani janë njohur në emisionin “Pushime On Top”.
“Kjo është një gjë shumë e keqe. Lajmin e ka nxjerrë ish e dashura e Xhanatin dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Këtu ka treguar një nivel shumë të ulët. Familja e Xhonatanit me familjen e Olta kanë marrëdhënie shumë miqësore, tek biznesi i Xhonatanit ka ardhur edhe burri i Oltës. Xhonatani me Oltën janë njohur në emisionin “Pushime OnTop” me Ori Nebijajn.” tha Alberta Zani.