Shqipëria është kthyer prej vitesh në një oligarki ku janë kater pesë persona ata që i vendosin se kush do të marrë tenderët dhe për gjithçka mbi jetën e shqiptarëve duke iu bindur orekseve të kreut të sulltanatit, Edi Rama, ku Shefqet Kastrati, Zamir Mane dhe Ramë Geci kryesojnë.

Nëse e keni vrarë ndonjëherë mendjen se cili prej përfituesve të parave publike është më i fuqishmi përsa i përket vlerës së përfituar nga taksat e shqiptarëve, përgjigjen do jua japim në këtë artikull.

Shumë prej tyre i kemi përmendur në artikujt tanë denoncues ku pasqyrohet abuzimi i parave publike me anë të shqyrtimit të prokurimeve publike.

Shefqet Kastrati, oligarku i preferuar i kryeministrit Rama. Ka ne dore thuajse gjithcka ne Shqiperi dhe administron parate  vjedhura te kryeministrit

Shefqet Kastrati është oligarku i preferuar i kryeministrit Rama bashkë me Zamir Manen, të cilën kanë marrë gjithçka në dorë. Kastrati ka mbushur vendin me naftë kontrabandë dhe askush nuk i kërkon llogari, përveç ambasadës amerikane, kurse Mane rrjep shqiptarët në çdo blerje që bëjnë përmes marketeve, kapjes së tregut dhe gjithçkaje tjetër.

Zamir Mane, oligarku tjeter qe synon marrjen e vendit te Cet Kastratit, por Rama nuk ia fal flirtin me Berishen

Më poshtë gjeni të ilustruar sipas vlerës në miliarda, kompanitë e më të fuqishmëve oligarkë në bashkinë e Tiranës dhe në të gjithë vendin.
14 KOMPANITË QË KANË PËRFITUAR NGA PARATË PUBLIKE TË QYTETARËVE TË TIRANËS DHE SHQIPËRISË

1. FUSHA SHPK (SHKËLQIM FUSHA) – 58 MILIARD
2. SALILLARI SHPK (PËLLUMB SALILLARI)– 33 MILIARD
3. GPG COMPANY (PAQSOR BUZI)– 23 MILIARD
4. CURRI SHPK (FAIK CURRI)– 21 MILIARD
5. ALBA KONSTRUKSION (XHAVIT ISMAILI)– 21.7 MILIARD
6. ALKO-IMPEX General Construction (ARBËR ABAZI)– 19 MILIARD
7. FUSHA, 2T, SHANSI INVEST- 16 MILIARD
8. VËLLEZËRIT HYSA (KUJTIM, BESNIK, FLUTURA)– 14.8 MILIARD
9. FUSHA SHPK, EDIL AL SHPK- 13 MILIARD
10. ANK (AGIM KOLA)– 12.7 MILIARD
11. SHANSI INVEST (SHPËTIM CINGA)– 12.3 MILIARD
12. SHKËLQIMI 07 (SHKËLQIM KAPLLANAJ)– 12.1 MILIARD
13. GECI SHPK (RAM GECI)– 11.4 MILIARD

SHKËLQIM FUSHA

Nese Rama ka Shefqet Kastratin te preferuar, Erion Veliaj ka oligarkun Shkelqim Fusha te preferuarin e tij per Bashkine e Tiranes. Fusha ka marre token per ndertim ku ishte Teatri i Tiranes

Ashtu siç pritej, vendin e parë, me shifrën e frikshme prej 58 miliard lekësh pa TVSH të përfituara nga Bashkia e Tiranës e merr FUSHA Shpk e Çim Fushës. Kontrata në vlerë të frikshme, plus shtesa pothuajse në të gjitha procedurat e tenderimeve publike ku institucione nën varësinë e Bashkisë Tiranë e kanë nxjerrë fitues për 51 tendera, ku 27 prej tyre i ka të klasifikuara me FLAMUR TË KUQ.

Lista e disa prej tenderave me vlerë të frikshme të FUSHA SHPK

PËLLUMB SALILLARI

Bashke me Cet Kastratin, Pellumb Salillari rrjep shqiptaret te Rruga e Kombit ne menyren me te paskrupullt

Stafeta pasohet nga Pëllumb Salillari dhe Paqsor Buzi, përfitues tenderash në mënyrë të vazhdueshme nga Bashkia e Tiranës dhe pasohet nga Faik Curri dhe Xhavit Ismaili.

FAIK CURRI

Faik Curri

Ajo që vihet re në listë, është që të gjitha janë kompani me objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit. Vendin e gjashtë e mban Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit, i cili ka “përthithur” si fshesë me korrent shumë tendera të bashkisë Tiranë. Vendin e shtatë e mban FUSHA SHPK, 2T dhe SHANSI INVEST bashkuar të cilët kanë përfituar vetëm një tender me vlerë 17 MILIARD nga UKT për shtesë impianti të Bovillës.

TAN DULAKU
Në vendin e dhjetë renditet sërish FUSHA bashkuar me kompaninë e Artan Dulakut Edil-Al, përfitues të 3 tenderave me vlerë të frikshme, një prej tyre Rijetësimi i Piramidës së Tiranës me vlerë 12 Miliard Lekë pa TVSH.

Artan Dulaku, pronari i vizion plus njihet si personi qe zhvati bashke me Fatmira Hajdarin token ne mes te Tiranes nga besimtaret e kryeqytetit per ta bere kulle

Më pas renditen Agim Kola, Shpëtim Cinga dhe Shkëlqim Kapllani të cilët i kemi hasur shpesh edhe në artikujt tanë denoncues të tenderave më vlerë të madhe në shkelje.

SHPËTIM CINGA

Shpetim Cinga, oligarku tjeter po aq sa Kastrati dhe Mane

Në vend të fundit renditet GECI SHPK i Ramë Gecit, i cili ka fituar tenderin për Rehabilitimin e varrezave Sharrë dhe lidhja me rrugën ekzistuese Kombinat me një vlerë prej 2.7 MILIARD LEKË PA TVSH.

Rame Geci po nderton perbindeshin qe po u merr ajrin tiranasve pas ish-15 Kateshit krahas tenderave te frikshem qe merr nga Erion Veliaj./GazetaJone

zamir mane shefqet kastrati rame geci
zamir mane shefqet kastrati rame geci