Plot debate, të qeshura e situata nga më të ndryshmet, shoqëruan mbrëmjen e djeshme “Prime”-n e “BBV”.
Ndër situatat më “pikante”, ishte dhe ajo e aktores Olta Gixhari. Teksa iu bë një surprizë emocionuese, ku iu tregua një videomesazh i të birit, Arbana e njoftoi aktoren se djali kishte ardhur nga Spanja dhe ndodhet në Tiranë.
Kjo ngjalli shumë kuriozitet tek Olta, e cila e pyeti nëse me djalin ndodhet edhe bashkëshorti i saj, apo ky i fundit ndodhej në Spanjë, pyetje e cila vendosi në siklet Arbanën.
Olta: Një falënderim shkon për vjehrrën time që kujdeset në mënyrë të palodhur për djalin tim. Edhe për mamin tim që jam e bindur që është pranë djalit tim në këto momente. Ju puth të dyjave shumë dhe nuk e di çfarë do kisha bërë pa ju të dyja.
Pyetja tjetër tani, burri im është vetëm në Spanjë?
Arbana: A tani kërkon shumë nga jeta.
Olta: Epo merru pak, ku, si, kë.
Arbana: Të merrem unë?
Olta: Të merresh, të kam dhënë lejën.
Arbana: Je në terezi moj?
Olta: Ta pyesni moj ku shkon, ku rri.
Arbana: Nuk kam koment fare.