Kur po afrohen zgjedhjet lokale, kryebashkiakët e kanë “lëshuar pa duar” vjedhjen duke bërë tender me çmime të frikshme dhe dicka e tillë po ndodh me kryebashkiakun Rrogozhine s Edison Memolla . Duke mos e patur të sigurt rikandidimin apo fitoren edhe nëse rikandidohen, kryebashkiakët po bëjnë tenderë me çmime të paarsyeshme të cilat justifikohen vetem me vjedhjen dhe asgjë tjetër.
Rasti më tipik është ai i kryebashkiakut Memolla, i cili edhe pse i ri në moshë duket se ka mësuar nga “mjeshtrat” dhe tani po bën kërdinë.
Gazeta Jonë mëson se Memolla ka mbyllur me datë 30 janar tenderin me objekt “Sistemim Asfaltim Rruga Sharrdushk (Pjec)- Kryevidh”.
Për këtë tender, ai ka vënë në dispozicion fondin me vlerë mbi 130 milionë lekë. Ndërkaq, në dokument tregohet se rruga që do të ndërtohet ka sipërfaqe 1400 metra”.
Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Memolla ka në planë të shpenzojë 1 milionë lekë për çdo 1 metër rrugë. Kur, me aq para mund të shtronte me asfalt të gjitha rrugët e një qytetit të vogël si Rrogozhina.
Duke qenë se jemi në këtë situatë parazgjedhore, Gazeta Jonë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë tenderëve nëpër bashki gjatë këtyre javëve.
IN ENGLISH
When the local elections are approaching, the mayors have “let go” of the theft by making tenders at scary prices. Not having the re-election or victory even if re-election, the mayors are making tenders with unreasonable prices which are justified only by theft and nothing else.
The most typical case is that of the mayor of Rrogozhina, Edison Memolla, who, although young, seems to have learned from the “masters” and is now wreaking havoc.
Gazeta Jonë learns that Memolla has closed on January 30 the tender with the object “Paving System Sharrdushk (Pjec) – Kryevidh”.
For this tender, he has made available the fund worth over 130 million ALL. Meanwhile, the document shows that the road to be built has an area of 1400 meters”.
A simple calculation shows that Memolla plans to spend 1 million ALL for every 1 meter of road. When, with that much money, he could pave all the streets of a small town like Rrogozhina with asphalt.
Since we are in this pre-election situation, Gazeta Jonë will pay special attention to tenders in municipalities during these weeks.
/GazetaJone
Edison Memolla Rrogozhine tender Edison Memolla Rrogozhine tender