Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë “bisht” thirrjeve të opozitës  për tu sqaruar në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charls McGonigal në parlament. Por mbrëmjen e sotme ka vendosur ti japë sqarim në emisioni “TopStory”

Rama: Nuk kam heshtur, por kam thënë atë që mund të them unë. Opozita më ka tërhequr edhe mua ndonjëherë në atë nivel.

Sidoqoftë faleminderit që më jepni mundësinë. McGonigal ka ardhur më ka kërkuar ta takoja, më ka treguar se puna e tij ka pasur në fokus influencën ruse. Më ka folur për rajonin.

Pastaj takimet e tjera kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, e jam takuar krejt rastësisht, ose në praninë timë në SHBA, ku më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI dhe Nju York. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie krejt normale. S’kam pasur asnjë detyrim të njoftoj as ambasadën.