Olta Gixhari, Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë bërë kokë më kokë dhe gjithë ditën e sotme kanë diskutuar kë do të nominojnë të shtunën.

Gjë e ndaluar kjo sipas “Vëllait të Madh” e cila duhet të ketë edhe dënime nga pas. Olta është shprehur se duke qenë se janë më të shumtë në numër mund të bëjnë që në nominim të nxjerrin Luizin, Kiarën dhe Efin.

“Gjithë fuqinë ai e merr nga Efi. Hiqi Efin ai merr fund. Nuk është shpejt për Efin, ajo e ka kryer ciklin,”-ka argumentuar në një moment aktorja.

Ndërsa Amosi ka tregur një taktikë si ta nxjerin Armaldon nga loja: Maestro do thjesht demoralizim. Se sa herë e sulmon bëhet personazh, do demoralizim.