Amos Zaharia, i cili ka shprehur se artistët përfaqësojnë eltiën e Shqipërisë, dy ditët e fundit po përflitet vetëm për fjalor ofendues dhe sjellje të ashpra.
Së fundmi, në “Sfidën e Mosreagimit”, Amosi përplasi derën e lavanderisë kur donte të hynte Nita, ndërsa kjo e fundit këmbënguli se aktori ia përplasi derën në fytyrë. Nga ana tjetër, Olta “justifikoi” menjëherë veprimin e Amosit, duke thënë se nuk ishte i qëllimshëm.
“E pa në sy ia hodhi në fytyrë”-tha Luizi, ndërsa Nita shtoi: “Më pa isha aty, isha afër. Nuk kisht pse ta bënte atë gjë. Më pa drejt e në fytyrë”
Mes debatit, Amosi i dha një përqafim Nitës, e cila ishte e përlotur, ndërsa më pas nisën të diskutonin.
Diskutimi:
Nita: Me shumë respekt për ty Amos, ashtu siç ju the atyre të dyjave (Deas dhe Oltës) “largohuni”, ashtu mund të ma thoje edhe mua. Ato të dyja i trajtove si shoqe.
Amos: Nuk e kam me ty fare, thjesht ishte moment shumë delikat. Kur pashë macen, mu kujtua bota jashtë.
Që prej hyrjes në “Big Brother Vip”, Amos Zaharia ka ngritur gjithnjë zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve, sidomos nga “artistët” si ai.
Vetëm pak ditë më parë në debatin me Armaldon, Amosi e cilësoi atë si një “njeri të artit” që nuk i lejojen ofendimet dhe gjestet, sipas tij të ulëta.