Këngëtari Luiz Ejlli ka folur sot pa dorashka dhe ka treguar se kë do të nxirrte në nominim nëse do t’i binte atij Kutia e Pandorës.

Gjatë një bashkëbisedimi me Valbona Memën, Luizi tha se po ta kishte ai në dorë një mundësi zgjedhjeje, do të shkonte në nominim me aktoren Olta Gixhari.

“Të më binte Kutia e Pandorës direkt do futja veten dhe Oltën në nominim kokë më kokë”, u shpreh ai.

Këngëtari u pyet nga Valbona nëse këtë e thotë me seriozitet dhe ai deklaroi me bindje se do ta bënte një gjë të tillë.

“Pasha këtë ditë, më pështyj në surrat nëse s’do e bëja”, theksoi Luizi.