Sabiani është një ndër banorët më të rinj që hynë mbrëmë në “Big Brother VIP2”. Hyrja e tij ka trazuar jo pak ujërat brenda në shtëpi.

Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristi Aliajt.

Kujtojmë se Sabiani ka qenë skeptik për këtë lidhje, për të cilën ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Edhe gjatë hyrjes në shtëpi, Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të sepse nuk i kishte zbatuar porositë e tij. “Ma ke thyer besimin. Rrëshqite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia”, i tha Sabiani Keisit.

Mirëpo pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, Luiz Ejlli ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani.

Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me ovacione nga banorët e tjerë të cilët shpërthyen në të qeshura.