Janë bërë virale debatet mes opinionistes së ‘Big Brother VIP’ Zhaklin Lekatari dhe një prej banorëve më të dashur për publikun, Luiz Ejlli.

Ndonëse Zhaklin dikur ka folur me superlativa për Luizin, ajo ka reaguar ashpër pas lojës së tij me Kiarën, moment të cilin ajo e ka konsideruar si dhunë.

Dy javë pas atij momenti të vështirë për çiftin Luiz-Kiara, kanë reaguar dy shokët e fëmijërisë së këngëtarit.

Joni dhe Mario, së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku ‘Glamour Zone’, ku kanë shprehur me nota ironie mendimin që kanë për opinionisten Zhaklin Lekatari.

Ester Bylyku: Çfarë mendimi keni për opinionisten Zhaklinë Lekatari?

Miqtë e Luizit: Ajo nuk është opinioniste, por Opjoniste.

Ester Bylyku: Pse mendon kështu? Më thuaj këndvështrimin tënd si shok i Luizit

Miqtë e Luizit: Ajo e ka ofenduar shumë Luizin me atë fjalë që ka thënë ‘Zoti Dhunues’. Unë këtu e mbyll, nuk kam çfarë them më shumë për të. Opinionistja edhe nëse e ka ndërmend atë fjalë, duhet ta përdor më me lezet.

Për të ndjekur deklaratat e tyre lidhur me problemet e Luizit me bixhozin, sëmundjen dhe operacionin e rrallë që ka bërë Luizi, aleancën me Olta Gixharin dhe ironitë për Tea Trifonin, klikoni në videon e mëposhtme.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.