Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan të mërkurën në Tiranë gjatë operacionit “Harta”, që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, kishin kodet e tyre të komunikimit për të mos rënë në sy, jo vetëm në komunikimet verbale  por edhe në celular.

Disa nga kodet që ata përdornin ishin vëllai i madh, vëllai i vogël dhe pluhur zane referuar kokainës apo seqe referuar kanabisit që korrespondojnë me lëndën narkotike që ata shpërndanin.

Vëllai i madh dhe vëllai i vogël lidhet me sasinë e kokainës që do të shpërndahej nga personat e përfshirë. Policia dhe prokuroria ka administruar dhjetëra telefonata për të siguruar fillimisht deshifrimin e kodeve dhe më pas sigurimin e provave për veprimtarinë kriminale.

Përgjimet:

Në një momentin është një person me emrin e koduar ” Oni” i cili është i infiltruar i policisë, i cili lejohej të blinte nga një prej të akuzuarve Mahrem Tarushi lende narkotike te llojit kokainë”. Në dosje jepet përgjimi i komunikimit mes tyre.

Oni: 0 Remo

Mahrem Tanushi: Në këmbë erdhe amon mqafsh mu

Oni: Po ça ke bo? A dalim anei? Ca bohet si ke qenè?

Mahrem Tanushi: Hic me mirè ja ne shpi ça do bejme … (nuk kuptohet) me vdekshin robt mè

Oni: Posa do ma japesh?

Mahrem Tanushi: 55 pra, aq e jep Nori qafsha të gjithë, me vdekshin robt

Oni: Eme vari lesht, ça ke bo ti?

Mahrem Tanushi: B-Ca të bejkmë

Oni: Po s’ke numër ti lale?

Mahrem Tanushi: Po mshkruaj ne facebook mo burr.

Oni: Në facebook nuk te shkruj une se e ka nusja.

Mahrem Tanushi: Po s’ka gjë pra, ik se flasim e takona.