Në konkursin “Miss & Mister Big Brother”, të organizuar mbrëmjen e të enjtes, Luizi, Olta dhe Kristi kishin rolin e jurisë.
Jori sfiloi para tyre e veshur me një fustan të shkurtër dhe në një moment ajo u ndal tek Luizi. Mirëpo duket se reagimet e këngëtarit para modeles po komentohen shumë në rrjet.
“O nënë (nis të freskohet me kapele)! Avash avash, ke kohën tënde, do vish dhe këtej te juria pak?”– u shpreh këngëtari.
Ndërsa Olta e pyeti se përse shkoi afër Luizit pasi kryetarja e jurisë ishte ajo: Më fal pse ndalove vetëm te Luizi? Jam unë kryetarja e jurisë.
E pas sfilatës Jori dhe Luizi kanë kërcyer bashkë ku ky i fundit i ka thënë: Vishu se na mbyte!
Nga komentet në rrjetet sociale, vihet re se një pjesë e madhe e komentuesve u shprehën se këto veprime të Luizit janë parë si një flirt ndaj modeles ndërsa të tjerë u shprehen se banori i ka vetëm për show.