Që prej rihyrjes së saj, Efi ka shprehur dëshirën ta shohë Dean sa më shpejt jashtë shtëpisë, kurse Luizi tha se “do tja sillte në pjatë Dean”.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Qetsori ka ‘ngacmuar’ Efin duke i thënë se nuk po bën asgjë për të nxjerrë Dean.

Ai e pyeti Efin nëse kishte ndërruar vërtetë mendje për të nxjerrë atë nga shtëpia, pasi tani po i duket ‘ëngjëll’. Por Efi e ka mohuar këtë dhe tha se ka qënë ai që ka ndryshuar mendim për të duke u bindur shumë më shpejt seç duhet.

Qetsori tha se e ka respektuar për hatër të Oltës, pasi ajo i ka kërkuar të bënin një marrëveshje bashkë, me qëllim që të mos  sulmonte Dean.