Një 13-vjeçar është larguar nga shtëpia e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’. Denoncimi është bërë nga një punonjës i shtëpisë së fëmijës, i cili ka deklaruar në Komisariatin numër 1 në Tiranë, se nga 13-vjeçari është larguar nga ambientet e shtëpisë. Ende nuk dihen shkaqet e largimit të tij. Policia po punon për gjetjen e 13-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.