Vajza me probleme të shëndetit mendor p*rdhunohet nga kryeplaku i fshatit Ervis Rrapo , detaje nga ngjarja në Vithkuq të Korçës
Një 23-vjeçare është përdhunuar seksualisht në Vikthkuq të Korçës, ku burime për median bëjnë me dije se në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo.
29-vjeçari dyshohet si autor i ngjarjes, ku dhe është arrestuar këtë të enjte nga uniformat blu.
Mësohet se e reja, identiteti i të cilës ende nuk dihet ka probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka zhvillim normal, si dhe nuk kurohet dhe nuk ka as kartelë.
Lidhur me ngjarjen, denoncimi në Polici është bërë nga vetë babai i 23-vjeçares, ndërsa burimet bëjnë me dije se e reja është në gjendje të rënduar psikologjike.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme familja e vajzës jeton në kushte të vështira ekonomike.