Fresku u trondit gjatë natës nga një shpërthim me tritol, ku objektiv ishte banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt.

Nga shpërthimi i ndodhur ka pësuar dëmtime edhe banesa e fqinjit të Mehmet Dukës, Bedri Gjerka. Gruaja e tij ka treguar për “Ora News” se janë tronditur pasi shpërthimi ishte shumë i madh.

Gjithashtu ajo ka theksuar se bashkëshorti i saj, Bedri Gjerka ka përfunduar në spital. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të marrë masa, pasi janë të frikësuar dhe të pasigurt edhe në banesën e tyre e cila tashmë ka mbetur e dëmtuar.

“Dëgjuam një shpërthimit të madh, u ngritëm dhe shtëpia ishte e mbushur plot me tym dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë dhe erdhi nga ora tre e gjysmë e natës, dhe ka qëndruar deri në mëngjes.