“Plas” te PSG. Klubi parisien ka pezulluar me dy javë Lionel Messin. Ky është lajmi që vjen nga mediat franceze, të cilat janë të bindura për këtë gjë.
Shkak është bërë largimi nga stërvitja e klubit pa marrë leje, për të fluturuar drejt Arabisë Saudite dhe për të marrë pjesë në disa reklama të turizmit vendas. Kjo lëvizje jo e menduar mirë nga “Pleshti” është në kundërshtim të plotë me rregullat e klubit, të cilat janë mjaft strikte dhe të përcaktuara qartë.
Tashmë divorci mes palëve në verë duket i mundur. Messi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa në edicionin e parë në Parkun e Princave zhvilloi 26 ndeshje.