E mbrëmja, ishte nata më magjike dhe ndoshta më e rëndësishmja në jetën e Luiz Ejllit. Këngëtari shkodran fitoi çmimin e madh të Big Brother Vip Albania 2, por edhe u martua zyrtarisht me Kiara Titon.
Spektakli i BBV-së përfundoi në orët e para të mëngjesit, teksa më pas të gjthë banorët e këtij edicioni festuan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bashkë me një grup fansash.
Por, nëse mendoni se kjo paradite e ka gjetur Luizin në gjumë, për shkak se ka ndenjtur zgjuar gjithë natën e kaluar, gaboheni.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Luizi shfaqet me një mikun e tij, teksa drejton një automjet. Në rrjetet sociale janë publikuar dhe video dhe foto të tjera, ku Luizi shfaqet me një mjet tip “Range Rover” ku pretendohet se është në Shkodër.
Deri më tani, kemi parë vetëm foto dhe video të Luizit në Shkodër, por ende jo Kiarën dhe nuk dihet nëse ndodhet me të apo jo.
Gjatë qëndrimit në BBV, Luizi është shprehur se nëse shpallet fitues, të nesërmen do të shkonte tek varri i babait bashkë me Kiarën, për t’i thënë se ia doli, por Kiara nuk shfaqet në makinë.