Lefter Alla u arrestua. Kryetari i bashkisë së Bulqizës përfundoi pas hekurave për një tender rreth 3 milionë Euro për ujësjellësin. Në çdo vend të botës kjo ngjarje do të kishte qenë e mjaftueshme për të tronditur qeverisjen lokale aktuale.
Por kjo duket se është harruar pas ditës së tretë dhe PS vendosi që të garojë me një grua, Festime Mjeshtri. Për t’i dhënë një dorë ka menduar administrata aktuale që po hedh lopatat e fundit të zhavorrit.
Sot kjo bashki, që drejtohet nga Gëzim Xhafa deri në 14 Maj hapi proceduat për të blerë materiale për mirëmbajtjen e rrugëve rurale. 33 milionë lekë është fondi pa TVSH-në.
Me këto miliona do të blihet zhavorr, rërë, gurë, rërë, hekur, zgara, çimento, tuba kullimi, tuba kanalizimesh, etj për të mbushur gropat e rrugëve në fshatra.
Afati për dorëzimin e ofertave mbyllet 4 ditë pas zgjedhjeve, por a do ta besojnë qytetarët e Bulqizës ofertën e fundit?